Kupa e Kosovës: Tifozët mbesin jashtë palestrës “Karagaçi” pavarësisht që kanë paguar biletën

Një numër i madh i qytetarëve kanë reaguar në rrjetet sociale dhe në redaksin e Njëshit pasi janë lënë jashtë palestrës “Karagaçi” pavarësisht që kanë paguar bileta nga 5 deri 15 euro për të parë ndeshjet e Kupës së Kosovës në Basketboll që po mbahet në Pejë.

Interesimi i jashtëzakonshëm për të parë duelin klasik mes Pejës dhe Sigal Prishtinës ka bërë që të del situata jasht kontrollit, ndërkohë që organizatorët kanë qenë të detyruar të lejojnë vetëm 30% të tifozëve brenda në palestër.

Qytetarët e mllefosur akuzojnë organizatorët e Kupës për keqmenaxhim të situatës e për më tepër duan rimbursim.

“Kam paguar 15 euro për të parë ndeshjet e Kupës. Kam përmbushur të gjitha kërkesat e organizatorëve, erdha herët përpara orarit të ceremonisë hapëse. Por u ndaluam, pasi na thanë se ishte mbushur numri i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk jam vetëm unë po janë qindra që mbeten jasht pavarësisht që kishin paguar biletën, ky organizim nuk do koment, duam përgjigje nga organizatori e rimbursim” – u shpreh një qytetar i mllefosur për Njëshi.

Ndryshe, Kupa e Kosovës në basketboll ka nisur sot ndërsa përfundon të dielën me ndeshjet e finalës. /Rahoveci info/

 

Lajmet Kupa e Kosovës: Tifozët mbesin jashtë palestrës “Karagaçi” pavarësisht që kanë paguar biletën >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!