​Osmani pas takimit me emisarin britanik: Mbretëria e Bashkuara ndër aleatët tanë kryesor

Këto komente Osmani i bëri pas takimit që kishte mëngjesin e kësaj të enjte me emisarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

“Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!