Policia në Klinikën Infektive në QKUK , dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Nga QKUK-ja kanë deklaruar se menaxhmenti i Klinikës Infektive është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Poashtu në sqarim është thënë se menaxhmenti i klinikës bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

E nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me rastin dhe me atë se çfarë saktësisht ka ndodhur, transmeton Rahoveci.info.

Njoftimi i plotë nga QKUK:

Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK./Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!