Rusia bëhet gati për luftë, nis stërvitja e madhe ushtarake me trupat bjelloruse

Komandantët e lartë ushtarakë rusë mbërritën në Bjellorusi për të mbikëqyrur stërvitjen 10-ditore mes trupave të Moskës dhe Minksut.

Në shfaqjen më të fundit të forcës, përgjatë kufirit me Ukrainën, Rusia do të përfshijë 30 mijë trupa, numri më i lartë i dërguar në Bjellorusinë fqinje që prej Luftës së Ftohtë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i përshkroi stërvitjet si serioze dhe tha se Moska dhe Minsku po përballeshin me kërcënime të paprecedenta.

“Rusia dhe Bjellorusia janë përballur me kërcënime të pashembullta, natyra dhe përqendrimi i të cilave, për fat të keq, është shumë më e madhe dhe shumë më e rrezikshme se më parë”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Megjithatë, ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, i tha BBC se vendi i tij besonte ende se diplomacia do të ndihmonte në zbutjen e krizës dhe se trupat e stacionuara në Bjellorusi do të ktheheshin në bazat e tyre pas stërvitjes. Sakaq, Shtetet e Bashkuara i cilësuan stërvitjet si veprim përshkallëzuese në tensionet me Ukrainën.

“I shohim si veprime përshkallëzuese stërvitjet ushtarake. Kjo gjë po ndodh në kufi dhe sigurisht që na shqetëson, por nuk mund të bëj parashikime se çfarë nënkupton sa i përket mundësisë së pushtimit”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Rusia ka dërguar dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë për stërvitjen në Bjellorusi. Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen.

Manovra ushtarake po zhvillohen edhe në Mesdhe ku ka mbërritur një grup i dytë luftanijes ruse, që kaluan përmes ngushticës së Bosforit në Detin e Zi. Edhe qeveria e Ukrainës njoftoi një stërvitje ushtarake 10-ditore, gjatë së cilës do të përdoren avionë pa pilot dhe raketa antitank të siguruara nga aleatët perëndimorë të Kievit. Ekspertët perëndimorë të zbulimit thonë se ata besojnë se Moska ka dislokuar 70% të kapacitetit të saj ushtarak, për një pushtim të plotë të Ukrainës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!