Rusia shton trupat në kufi, Biden: NATO është e bashkuar dhe gati

NATO po përdor fjalë dhe vepra, duke paralajmëruar Rusinë për pasoja, nëse do të pushtojë Ukrainën. Mesazhi i fundit doli nga Shtëpia e Bardhë, ku presidenti Joe Biden priti të hënën kancelarin gjerman, Olaf Sholc.

“Nëse Rusia zgjedh të pushtojë Ukrainën, ne jemi të gjithë gati. NATO është gati”, u shpreh Biden

“Ne po veprojmë së bashku dhe jemi absolutisht të bashkuar. Nuk do të marrim hapa të ndryshëm”, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc.

Takimi u zhvillua, ndërsa varësia e Gjermanisë nga gazi rus ka ngritur pikëpyetje se sa i ashpër mund të tregohet vendi me Moskën. Kreu i Shtëpisë së Bardhe e bëri të qartë pas takimit me Sholc se nuk do të ketë më “Nord Stream2″, një gazjellës i rëndësishëm rus që do të lidhte Rusinë me Evropën, nëse Moska sulmon.

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, pra nëse tanket apo trupat kalojnë sërish kufirin në Ukrainë, atëherë nuk do të ketë më Nord Strem 2. Ne do t’i japim fund”, tha presidenti Biden. Kjo do të dëmtonte Rusinë ekonomikisht, por gjithashtu do të shkaktonte probleme të furnizimit me gaz natyror për Europën dhe veçanërisht Gjermaninë, e cila përdor gazin natyror rus për të mbuluar gjysmën e nevojave të saj. Berlini ka shtyrë miratimin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, por ka refuzuar të anulojë projektin pothuajse të përfunduar.

Përgjatë kufirit me Ukrainën, veprimet e Putin tregojnë më shumë se fjalët.

 “Ai ka shtuar forca përgjatë 48 orëve të fundit. Ai vazhdon ta bëjë, pasi ne mendojmë se rrugës ka batalione të tjera”, tha sekretari Pentagonit John Kirby.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Spanja dhe vende të tjera vijojnë gjithashtu të përforcojnë praninë ushtarake në shtetet e NATO-s në rajon.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!