Shokon Presidentja për Prindonin: Asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale

Shefja e vendit thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale.
“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale”, ka deklaruar ajo.
Sadriu natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Në ‘Facebook’-un e tij, ende figuron ky term. /Rahoveci INFO/