Ankohet Osmani: Unë dhe familja ime kemi qenë të sulmuar nga propaganda

Ajo ka thënë se Kosova dhe rajone tjera po kalojnë në një fazë të dezinformimit, shkruan Rahoveci.info.

Madje ka thënë se ajo dhe familja e saj ka qenë pre e një propagande.

“Po kalojmë në fazë të dezinformimit. Unë dhe familja ime kemi qenë të sulmuar me anë të një propaganda të tmerrshme që u dëshmua edhe e zeza në të bardhën me atë shkrimin “me i çepu”. Kanë qenë qesharake tendencat e dikujt se kinse kemi kërkuar koka gazetarësh”, ka thënë ajo në RTK.

Ajo ka folur edhe për një artikull që thotë se është publikuar në vitin 2020.

“Përgjatë viteve, sulmet kanë qenë të tilla që kanë cënuar edhe sigurinë tonë në vitin 2019. Në vitin 2020 media të caktuara dhe njerëz të caktuar shkruajnë që babai i presidentes shkruajnë se babai i presidentes është ky polic serb”, ka thënë Osmani. /Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!