Bombarduesit bërthamorë dhe avioni spiun amerikan mbërrijnë në Britani

Katër avionë bombardues amerikanë u futën në bazën ajrore britanike “Fairford” të premten në mëngjes, një sinjal tjetër i shtimit të pranisë ushtarake amerikane në Europë, përballë rreshtimit të forcave dhe armatimeve ruse përreth Ukrainës.

Katër bombarduesit legjendarë B-52 mbërritën bashkë me oficerë dhe personal ushtarak nga Forcat Ajrore amerikane të bazës “Minot” në Dakotën e Jugut. Avionët gjigantë, të quajtur edhe “Djemtë e mëdhenj të shëmtuar”, kushtojnë secili nga 84 milionë dollarë. Sipas informacioneve zyrtare, ata do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët me Aviacionin Ushtarak Britanik.

Bashkë me katër bombarduesit mbërriti edhe avioni spiun Lockheed U-2, i përdorur gjatë Luftës së Ftohtë për misione edhe nga CIA, që në vitin 1955. Këta avionë janë futur më parë në territorin e Bashkimit Sovjetik, por edhe në Kinë, Vietnam dhe Kuba.

Avioni B-52 është një bombardues strategjik që mban deri në 45 mijë kg armatime. I krijuar për të mbajtur armatime bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, sot ai është përshtatur për t’u bërë pjesë e rëndësishme e forcës ushtarake amerikane.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!