Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiq, nesër vjen në Prishtinë

Kuvendi përmes një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.

Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!