Njohjes së patentë shoferëve i gëzohet edhe Kurti, i falënderon Gjermaninë në gjermanisht

Kurti, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në profilin e tij në ‘Twitter, ka thënë se me këtë vendim, Gjermania ka shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kosovare, shkruan Rahoveci INFO.

“Lajm i mrekullueshëm për qytetarët tanë në Gjermani! Sot, Këshilli Federal i Gjermanisë votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kompetente kosovare. Herzlichen Dank [Faleminderit shumë!]”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është bërë e ditur se njohja e patentë shoferit të Kosovës do të njihet edhe nga Turqia dhe Kanadaja. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!