Osmani përgënjeshtrohet për të dytën herë brenda një ore për “80 eurot mëditje që s’i ka vërejtur”

Është ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, ajo që me anë të një postimi në Facebook ka thënë se administrata e Kuvendit çdo muaj sillte zarfin ku listoheshin pagat, mëditjet dhe kompensimet sipas mbledhjeve të komisioneve e seancave, shkruan Rahoveci INFO.
Ajo ka thënë se secili deputet ka mundur të shoh me saktësi detajet rreth pagesave.
Postimi i plotë në Facebook i Alma Lamës:
Sa kohe kam qene une deputete, administrata e Kuvendit na sillte cdo muaj ne zarf letren ku listohej paga, meditjet kompensimet sipas mbledhjeve te komisioneve e seancave, perfshire edhe kompensimin per karburant.
Pra secili deputet ka mundur te shohe me saktesi detajet rreth pagesave.
Ata qe jane deklaruar se banojne ne Prishtine nuk jane kompensuar me karburant. /Rahoveci INFO/