Ish-presidenti i këtij shteti vjen sot në Kosovë

Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i Kuvendit:

Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!