Z President Pendarovski Bravo e Ju lumtë për gjestin madhështor të përkrahjes së Ëmblës së vogël

Z President Pendarovski Bravo e Ju lumtë për gjestin madhështor të përkrahjes së Ëmblës së vogël
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

Me vëmendje e ndoqa vizitën e ditës së hënë më 7 shkurt të vitit 2022 të realizuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski në qytetin e Gostivarit.

Vizita si vizitë ishte ndoshta e tipit të rëndomtë që i kanë bërë dhe i bëjnë Presidentët e Republikës qyteteve të vendit tonë por në këtë vizitën e fundit të realizuar nga Presidenti Pendarovski ndodhi një gjest shumë i mirë e i madh nga ana e të parit të Republikës që nuk mund të shmanget dhe që nuk mund të mos  përmendet por edhe të përshëndetet për shkak të simbolikës dhe domethënies së madhe që e pati dhe e ka i njëjti. Gjesti madhështor i Presidentit ishte vizita që ai ia bëri vajzës së vogël me emrin Ëmbla në shtëpinë ku jeton ajo dhe më pas shkuarja e Presidentit bashkë me prindërit e saj te shkolla fillore Bashkimi. Kjo është shkolla ku mëson Ëmbla e ku disa prindërve të shoqeve dhe shokëve të saj të klasës ju kishte kujtuar që ta  pengonin atë që mësonte në klasën ku ka qenë e regjistruar që ta ndjek shkollimin e saj Ëmbla. Ky veprim i ditës së hënë i Presidentit ishte një tregues se ai e mbështet Ëmblën që të mësoj dhe të mos diskriminohet e njëjta për shkak të gjendjes së saj me të cilën ballafaqohet. Pra Z. President Bravo  e ju lumtë për këtë gjest tuajin madhështor tepër pozitiv dhe human për të njëjtin ju meritoni shume mirënjohje. Ishte një pamje e bukur shumë simpatike dhe domethënëse shkuarja e juaj dorë për dore me Ëmblën në Shkollë, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ambientin politik të RMV-së. Pra Z President edhe një herë ju lumtë sepse dita ditës me sjelljet dhe veprimet tuaja ju po dëshmoni dhe po vërtetoni se jeni vërtetë President i të gjithë qytetarëve  jo vetëm se deklarativisht por edhe faktikisht. Një politikan i tillë bashkëkohor, demokrat, tolerant dhe human i ka munguar vendit tonë por tani e dy vite me ju në krye të shtetit tonë i njëjti politikan nuk i mungon më. Z President për gjestet tuaja madhështore dhe pozitive përkrahjen time si qytetarë i RMV-së e keni pasur dhe e keni prehër nga unë dhe nëse vazhdoni të silleni kështu edhe më tej jo përkrahja ime por nuk do të  ju mungojë edhe përkrahja e të shumicës së qytetarëve të RMV-së në të ardhmen.

Pra Z. President vazhdoni ju të silleni kështu me mençuri, me inteligjencë dhe me tolerancë sepse këto sjellje në politikën e vendit janë deficitare. Vetëm do të doja që rasti i Ëmblës të jetë i fundit dhe të mos ndodhin më kurrë raste të tilla diskriminimi këtu në RMV. Por Z President fatkeqësisht diskriminim ka akoma te ne, një rast real diskriminimi me keqardhje po e them po ndodh  edhe me mua autorin e këtij shkrimi meqë prej vitit 2012 jam pa ndonjë angazhim të përhershëm në ndonjë vend pune. Diskriminimin ndaj meje po e bën politika e unë fatkeqësisht jam i pafuqishëm ta luftoj vetë këtë diskriminimin ndaj meje.

Z. President po ju ftoj në shtëpinë time me qëllim që të flasim e të bindeni për faktin se jam i diskriminuar me të vërtetë nga qarqe të caktuara politike. Besoj se do të më kuptoni realisht dhe sinqerisht Z. President.

Deri në takimin e mundshëm të përbashkët me ju unë ju përshëndes dhe ju inkurajoj që të vazhdoni ta luftoni diskriminimin prezent mbi baza të ndryshme në vendin tonë Z President Stevo Pendarovski.

Lajmet Z President Pendarovski Bravo e Ju lumtë për gjestin madhështor të përkrahjes së Ëmblës së vogël >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!