Bashkimi fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Basketbollistet e Bashkimit janë fituese të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ato mposhtën në një ndeshje tejet interesante, me përmbysje skuadrën e KBF Prishtinës, që ka qenë mbrojtëse e trofeut, me rezultat 54-69.
MVP e finales u shpall Sara Vraniqi e cila ishte fenomenale në këtë duel. Ndryshe, kjo është Kupa e gjashtë e Kosovës për ekipin prizrenas. /Rahoveci info/
Lajmet Bashkimi fiton Kupën e Kosovës në basketboll >> Rahoveci info.