Edi Mehana pjesë e më shumë se 10 filmave në SHBA, flet për RTV21

Kosovari që preku Hollywood-in, Edi Mehana në vitin 2009 shkoi për të jetuar në Chicago aty ku edhe po e vazhdon karrierën e tij në aktrim, përveç se aktor ai është edhe një regjisor shumë i pëlqyer.

Për portalin Rahovci.info.tv Edi ka treguar se gjatë këtij viti do jetë në rolin kryesor të filmit “Lojë jete” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut.

Aktori kosovar ka treguar se ky film shfaq vlerën e lirisë në veçanti krahasimin e dashurisë së familjes dhe interesit personal karshi luftës për ekzistencë.

Ai tutje ka treguar se në filmin “Lojë jete” zhvillohet ngjarja e vitit 1999 që shfaq ditën e fundit të bombardimeve te Natos në Jugosllavi.

“Shpresoj që kah mesi i këtij viti të xhirojmë filmin e metrazhit të gjatë kosovar, bashkëpunim Kosovë/USA me skenar dhe regji të Luan Kryeziut! Këto projekte janë anuluar për shkak të pandemisë që është dashtë të pauzojmë”, ka thënë ndër tjera Edi.

Për Rahovci.info.tv ai tutje ka treguar se aktualisht në punën e tij është më i fokusuar tek seriali “Killector” për të cilin beson që shumë shpejt do të fillojnë xhirimet.

Aktori nga Kosova ka treguar se këtë muaj do filloj punën edhe për serialin e ri që do jetë në rolin kryesor me regji të regjisorit Hollywoodian Mauro Borrelli.

“Këtë muaj më vjen regjisori Hollywoodian Mauro Borrelli për të bërë disa parapërgatitje të një seriali ku më është besu roli kryesor. si dhe me të njëjtin regjisor në film të gjatë”, tha ndër tjera Mehana.

Ndër filmat e tij më të suksesshëm Edi konsideron se është filmi i metrazhit të shkurtët “The pride” regjinë e të cilit e ka bërë vet aktori. Të suksesshëm aktori me prejardhje nga Vushtrria e konsideron edhe filmin e metrazhit të gjatë “A Gunmans Curse”. Edi ka qenë pjesë e më shumë se 10 filmave.

Veç aktrimit, Edi gjatë vitit 2021 ka krijuar edhe markën e tij të këpucëve. Edi Mehana është i martuar me këngëtaren, Antigona Rrustollin. /21Media

Lajmet Edi Mehana pjesë e më shumë se 10 filmave në SHBA, flet për Rahovci.info >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!