Leonora publikon projektin “Komandant”

Artistja Leonora Jakupi ka publikuar projektin e ri muzikor “Komandat”.

Ky projekt ishte paralajmëruar nga artistja ditë më parë.

Me rastin e festes së 17 shkurtit ajo ka bërë të ditur se në po atë datë do të publikohet edhe një tjetër këngë, “Liria ka emër”.

“Ata qe bënë shumë për ne…. ata që rrezikuan gjithcka për ne… Ata që janë më meritorë për lirinë që po e gëzojmë sot…. “Komandat” kënga ime premirë! … pas te cilës pason premiera tjetër ” Liria ka Emer” UCK jemi me ty “, shkroi Jakupi.

Vitin e kaluar, Leonora Jakupi ka publikuar albumin e titulluar “Amël”. Pjesë e albumit gjithsej janë pesë këngë.

“A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima”, “Centin e fundit”, “Amël”, janë këngët e Leonores që janë pjesë e albumit të saj më të ri./21Media

Lajmet Leonora publikon projektin “Komandant” >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!