Loriana Kuka fiton medalje të artë në Sarajevë

Xhudistja Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në -78kg në Sarajeva Open.
Kuka mundi në finale italianen Linda Politi. Gjatë rrugëtimit deri në finale, fitoj ndaj; turkes Serdem Daharli, holandezes Lieke Derks dhe kroates Petrunjela Pavic.
Kjo është medalja e parë për këtë vit për 24 vjeçaren pejane. Ekipi është udhëhequr nga trajneri i moshave të reja Fatos Tabaku. /Rahoveci info/
Lajmet Loriana Kuka fiton medalje të artë në Sarajevë >> Rahoveci info.