Mesiq viziton veriun nën masa të rrepta të sigurisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës. Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, shkruan Rahoveci INFO.

Eskorta e tij për një çast ka ndaluar në qendër duke thënë për KosovaPress se kishte ardhur për vizitë dhe se Jugu e Veriu janë një dhe po ndjehet shumë mirë.

I pyetur nëse po ndihej i sigurt për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiq tha se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”.

Ndërkohë, Mesiq, të shtunën e 12 shkurtit, është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja Osmani, gjatë takimit e ka falënderuar ish-presidentin për angazhimin e vazhdueshëm personal në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kryeministri Kurti ka thënë se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!