Ndodh edhe kjo në Kosovë, dikush hedh në shitje numrin e telefonit me çmim 700 euro!

Por shpeshherë çmimet e vendosura nuk përkasin me produktet apo kualitetin e tyre.
Ngjashëm ka ndodhur edhe së fundi ku një qytetar ka vendosur të shesë numrin e tij të telefonit, të cilin e ka përdorur më parë.
Ajo çfarë padyshim është mjaftë interesante, është çmimi tejet i lartë i vendosur për të.
700 euro për një numër telefoni, transmeton Rahoveci INFO.
E ky çmim çoi edhe në shaka të ndryshme të bëra në publikim.
Disa prej tyre madje çmimin e lidhën edhe me metrin e ndonjë parcele të tokës./Rahoveci INFO/