Nuk arritën të mundësonin lulëzimin për ditëlindjen e diktatorit, dënohen kopshtarët e Penianit

Edhe një profesion i qetë si ai i kopshtarit mund të jetë i rrezikshëm për jetën, të paktën në Korenë e Veriut.
Sipas burimeve të mediave të Koresë së Jugut, të paktën dy kopshtarë janë dënuar duke u dërguar në kampe pune me një akuzë që aq sa paradoksale, aq me pasoja tragjike ishte për punëtorët e thjeshtë.
Ata akuzohen se nuk arritën dot të mundësonin në kohë lulëzimin e disa luleve karakteristike koreane, madje lulja simbol e regjimit të Penianit.
-
Edhe një profesion i qetë si ai i kopshtarit mund të jetë i rrezikshëm për jetën, të paktën në Korenë e Veriut -
të paktën dy kopshtarë janë dënuar duke u dërguar në kampe pune se nuk arritën dot të mundësonin në kohë lulëzimin e disa luleve karakteristike koreane -
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “lule Kimjongil”, të krijuar në 1988 nga botanisti japonez Kamo Mototeru në nder të diktatorit Kim Jong Il, babai i Kim Jong Un -
Çdo vit festohet ditëlindja e Kim Jong Il, më 16 shkurt, dhe në atë datë sheshet dhe institucionet e vendit mbushen me lulet e bukura të kuqe -
Vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, totalisht i izoluar edhe për shkak të masave shumë të rrepta kundër COVID, e kishin bërë të pamundur furnizimin e serrave ku rriten lulet me lëndën drusore -
Dhjetorin e kaluar, në 10 vjetorin e vdekjes se Kim Jong-il, vendi mbajti 11 ditë zi kombëtare, kur ishin kufizuara edhe të qeshurat, pazari dhe pijet alkoolike
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “lule Kimjongil”, të krijuar në 1988 nga botanisti japonez Kamo Mototeru në nder të diktatorit Kim Jong Il, babai i Kim Jong Un që qeveris vendin me grusht të hekurt.
Çdo vit festohet ditëlindja e Kim Jong Il, më 16 shkurt, dhe në atë datë sheshet dhe institucionet e vendit mbushen me lulet e bukura të kuqe. Por këtë vit, lulëzimi nuk u bë i mundur. Vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, totalisht i izoluar edhe për shkak të masave shumë të rrepta kundër COVID, e kishin bërë të pamundur furnizimin e serrave ku rriten lulet me lëndën drusore të nevojshme për ngrohjen e ambientit.
Edhe pse kjo gjë u evidentua nga kopshtarët e rajonit Samsu muaj më parë, sërish ata nuk iu shmangën dot dënimit. Njeri prej tyre u dënua me 6 muaj, tjetri me 3 muaj në kampet famëkeqe, ku shpesh herë, përtej masës së dënimit, nuk dilet më gjallë.
Dhjetorin e kaluar, në 10 vjetorin e vdekjes se Kim Jong-il, vendi mbajti 11 ditë zi kombëtare, ku ishin kufizuara edhe të qeshurat, pazari dhe pijet alkoolike.