Presidenti ukrainas i drejtohet SHBA: Na tregoni provat që do pushtohemi të mërkurën

Ukraina nuk i dorëzohet fatit të vendit të pushtuar, aq më pak të pushtuar në një ditë të caktuar: të mërkurën. Ndërkohë që në rrugët e Kievit jeta duket sikur vijon normalisht, ukrainasit lexojnë gati të habitur që raportet e shërbimeve sekrete amerikane njoftojnë se trupat ruse mund të hyjnë duke filluar nga kjo e mërkurë, duke detajuar madje edhe mënyrat dhe pozicionet nga ku ky pushtim do të ndodhë.

Presidenti Volodymyr Zelenski ishte i qartë, gjatë një deklarate. “ Në qoftë se amerikanët janë 100% të sigurt që do të ketë një sulm, të na tregojnë provat”, edhe pse nënvizoi se qeveria e tij është e vetëdijshme që “ ky rrezik ekziston dhe se vendi është i gatshëm t’i përgjigjet”.

Por sinjalet tregojnë të kundërtën e paqes, në atë rajon.  Ndërkohë që personeli jo i domosdoshëm i pothuajse çdo ambasade po braktis selitë e tyre diplomatike, duke mbushur avionët së bashku me sipërmarrës që prej vitesh investojnë aty, Ministria e Mbrojtjes ka sinjalizuar shtimin  e provokimeve dhe prishje të armëpushimit në Donbass, nga ana e separatistëve.

Sot parashikohet telefonata e shumëpritur midis sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por tensioni nuk duket se mund të ulet, përkundrazi pritet të rritet ndjeshëm me manovrat detare të shpallura nga Kremlini në Azov si dhe në Detin e Zi, duke filluar nga e diela.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!