Rama drejt SHBA-së për samitin e OKB-së, pritet të takohet me Blinken

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e 13 shkurtit do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku Shqipëria ka marrë statusin e anëtarit të përkohshëm.
Gjatë kësaj vizite katër-ditore është parashikuar edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, më 15 shkurt në Washington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinkenit, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kryeministri Rama do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. /KSP