A po dënohet Liria e shprehjes apo shkeljet e ligjit?

A po dënohet Liria e shprehjes apo shkeljet e ligjit?
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Në institucionet e Republikës së Kosovës më shumë dënohet liria e shprehjes në rast se ke ndonjë pakënaqësi se sa shkeljet e ligjit, manipulimit dhe mashtrimet që janë bërë me vite të tëra.

Kushtetuta e republikës së Kosovës

Neni 40 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e citon:

1.Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera pa u penguar nga askush.

Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj kur një gjë të tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Fatkeqësisht raste të tilla po ndodhin për çdo ditë!

Për disa njerëz këshilla apo kritika është jo e mirëpritur dhe nuk u pëlqen fare hiq. Një proverb e vjetër thotë: “Jepni pushtetin apo pozita në duar, që të shohësh kush është dhe çka është në gjendje të bëjë. Nuk ka dyshim se kënaqësia për pushtetin dhe pozitat e larta është shumë e madhe, kemi parasysh se disa njerëz kanë ambicie të mëdha, por aftësinë menaxheriale, profesionale, bashkëpunuese nuk i posedojnë fare hiq dhe fatkeqësisht këta mbijetojnë dhe qëndrojnë gjatë, sepse aftësinë e servilizimit, e manipulimit e kanë në nivel të lartë.

Mbesim me shpresë në zbatueshmërinë e dispozitave Kushtetuese…..!

Lajmet A po dënohet Liria e shprehjes apo shkeljet e ligjit? >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!