Gërvalla me një shaka pa kripë i ikë pyetjes se pse s’po merr masa ndaj Prindon Sadriut

Ajo në shënjimin e regjistrimit të listës GUXO si parti politike ka thënë se “Sadriu nuk është pjesë e partisë”, shkruan Rahoveci INFO.

“Unë nuk di që zotri Sadriu të jetë pjesë e kësaj partie politike. Sot ju kemi ftuar që së bashku me ju të shënojmë regjistrimin e partisë GUXO dhe të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me punën time si ministre me shumë kënaqësi do t’iu përgjigjem njëherë tjetër”, tha ajo.

Në anën tjetër Rahoveci INFO para 6 ditësh ka dërguar pyetje në ministrinë e Punëve të Jashtme për t’i pyetur rreth pozitës së Sadriut dhe se pse nuk është emëruar ende ambasador në Shkup por nuk ka marrë përgjigje.

Sadriu nëpërmjet një postimi në Facebook i kishte quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, derisa me këtë deklaratë ai ka bërë shkelje të rëndë të kodit disiplinor të Forcës së Sigurisë së Kosovës ku është pjestar rezervë.

Gjithashtu është raportuar se deklarimi i Sadriut ka shkelur edhe etikën e profesionit të diplomatit. /Rahoveci INFO/ 

Prindon Sadriu po e shkel rëndë Kodin Disiplinor të Forcës së Sigurisë të Kosovës

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!