Hovenier kërkon të ndiqen rekomandimet e komisionit të Venecias për Vettingun, MD s’e përmend këtë pjesë në komunikatë

Por, në këtë komunikatë të shkurtër nuk janë përmendur fjalet kryesore të ambasadorit Hovenier, shkruan Rahoveci INFO.
Mesazhin e tij për Ministrinë e Drejtësisë dhe takimin, ambasadori Hovenier e publikoi në Twitterin e tij, duke rekomanduar kështu që të respektohen rekomandimet e komisionit të Venecias për vettigun në drejtësi.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Republikën e Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim. Ambasadori Hovenier, e njoftoi Ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë. Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.”, është e gjitha që thuhet në komunikatë.
LEXO EDHE: Ministrja Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan
Ndërsa në anën tjetër, Hovenier në Twitter ka shkruar se i ka dhënë mbështetje Haxhiut për “zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi penale dhe për vettingun”.
“Me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu diskutuam prioritetet e përbashkëta për forimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe dhunës në familje dhe gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi penale dhe për vettingun.”, ka shkruar në Twitter ambasadori Hovenier. /Rahoveci INFO/
With Justice Minister @albulenahaxhiu_, discussed joint priorities to further strengthen the rule of law, including combating corruption and domestic violence & U.S. support for eliciting and implementing Venice Commission recommendations on criminal justice reform & vetting. pic.twitter.com/MizAux6ypW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2022