Kuvendi të enjten mban seancë solemne

Të enjten e 17 shkurtit në Kuvendin e kosovës do të mbahet një seance solemne, shkruan Rahoveci INFO.
Kjo për përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa gjatë javës së ardhshme do të ketë një debat parlamentar për dialogun dhe politikën e jashtme.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pozita dhe opozita u përplasën edhe me efikasitetin e Qeverisë Kurti, kur sot janë bërë 1 vit nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me punën 1 vjeçare të ekzekutivit u mburr deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili tha se ka pasur progres të vazhdueshëm.
Ndërsa kritik u shfaqën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Madje ky i fundit Qeverinë Kurti e quajti si më të dobëtën në histori të Kosovës. /Rahoveci INFO/