Mehaj për vdekjen e kolonel Halitit: Do të kujtohet si një patriot i madh

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve e bashkëluftëtarëve të kolonel Skënder Halitit, pas vdekjes së tij, ka thënë se Haliti do të kujtohet si një patriot i madh.

Përmes një komunikatë për media nga ministria, Mehaj ka theksuar se ai së bashku me stafin e ministrisë janë tronditur thellë me lajmin e vdekjes së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprorit të TMK-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel, Skënder Haliti.

“Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë”.

“Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi”, është shprehur Mehaj, shkruan Rahoveci INFO.

Mehaj ka potencuar se kolonel Haliti në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare “ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi”.

Lajmi i plotë:

Telegram ngushëllimi i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e ndarjes nga jeta të kolonelit të FSK-së në pension, Skender Halitit

E dashura Familje Haliti,

Të nderuar, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit,

Unë me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë pjesëtarët e FSK-së , jemi të tronditur thellë me lajmi e hidhur me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, si dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë të sapo-pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Skënder Halitit.

Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.

Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burr me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë.

Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së bashku, të kemi krenarinë për jetën dhe veprën madhështore të tij në shërbim të Lirisë e Pavarësisë së Kombit dhe Atdheut.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me dhimbje,

Armend Mehaj

 

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!