Protestuesit kundër masave anti-Covid përleshen me Policinë në Paris

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid në Paris. Protesta u përshkallëzua në përleshje me efektivët shumë pranë Harkut të Triumfit, në qendër të kryeqytetit francez, pak orë pasi “karvani i lirisë” mbërriti aty.

Policia përdori tymuese dhe shkopinj gome ndaj protestuesve edhe në rrugë të tjerë të qytetit ku turma të mëdha njerëzish, mes tyre edhe përfaqësues të “Jelekverdhëve”, grupimit të famshëm që kryesoi qindra protesta kundër vendimeve të Presidentit Emmanuel Macron.

Policia tha se kishte arrestuar 54 persona, kishte gjobitur 337 të tjerë dhe gjithashtu kishte bllokuar 500 mjete që kërkonin të futeshin në qytet. Ministria e Brendshme tha se rreth 32 mijë vetë morën pjesë në protesta në mbarë vendin, 7600 prej të cilëve në Paris.

Edhe pse vendi i ka zbutur masat kundër pandemisë, duke hequr detyrimin e maskave në ambientet publike, kërkohet certifikatë vaksinimi për t’u futur në kafe, restorante dhe muze, ndërsa testi negativ nuk është më i vlefshëm.

Për shkak të rënies së shifrave të infektimeve dhe shtrimeve në spital, më 31 mars është parashikuar edhe heqja e të gjitha kufizimeve, përfshi edhe certifikatës, por me sa duket për protestuesit kjo nuk mjafton.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!