Rihapet ura e bllokuar prej 7 ditësh nga protestuesit në Kanada

Është rihapur për qarkullim, ura e Ambasadorit, një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte bllokuar për shtatë ditë nga protestuesit të cilët kundërshtonin masave anti-Covid.

Kështu ka bërë të ditur kompania që menaxhon urën.

“Ura e Ambasadorit është tashmë plotësisht e hapur, duke lejuar edhe një herë qarkullimin e lirë të tregtisë midis ekonomive kanadeze dhe amerikane”, thuhet në një deklaratë.

Bllokada pati pasoja për industrinë e automobilave në të dy anët e kufirit, çka i kushtoi tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milionë dollarë në ditë.

Të premten një gjykatës kanadez urdhëroi t’i jepet fund bllokadës në Urën e Ambasadorit, pika më e ngarkuar e kufirit tokësor të Amerikës së Veriut, por sërish protestuesit u panë në urë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!