Tahiri: Maqedonia e Shqipëria i kanë rritur pagat, te ne janë rritur çmimet

Ai tha se për herë të parë është përgjysmuar buxheti i shëndetësisë, teksa shtoi se pagat në Kosovë kanë mbetur të njëjta.

“Fatkeqësisht kanë ndodhur disa gjëra që s’do të donim të ndodhnin. S’kemi pasur asnjë iniciativë të rëndësishme sa i përket fuqizimit të ligjit, as për ekonominë. Për herë të parë kur është miratuar buxheti i vitit 2022, është përgjysmuar buxheti për shëndetësinë, 48 për qind më pak për shëndetësinë. Pikërisht janë këta që kanë akuzuar qeveritë që qytetarët po shkojnë jashtë vendit për shërim. Me këta, kemi përgjysmim të buxhetit”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Në anën tjetër, sa i përket krizës, javën e kaluar, Maqedonia e ka ngritur pagën minimale, vitin 2021 Shqipëria i ka rritur pagat, te ne pagat kanë mbetur të njëjta, kurse inflacioni është rritur, çmimet janë ngritur, çmimi i energjisë, ZRRE s’po e publikon vendimin. Ne do të shkojmë përmes rrugëve ligjore që ky vendim të anulohet. Ka qenë një vit i rëndë, me aspak progres dhe me shumë dështime”, deklaroi Tahiri.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!