UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

Përmes një vendimi të pashembullt 10,00 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve.

Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën.

Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro.

Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.

Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit.

“Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin përmes një deklarate.

“Ne menduam se kështu do të kuptojmë vështirësitë që ata kanë përjetuar në dy vjetët e fundit dhe përsëri kanë arritur të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë me pasion edhe kur janë larg stadiumeve”.

Grupi, Mbështetësit e Futbollit të Evropës, ka mirëpritur këtë vendim të UEFA-s, duke njohur rëndësinë e turmave gjatë ndeshjeve.

“Tifozët nuk kanë sasi të pakufizuar të parave për të shpenzuar në futboll”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

“Ne jemi të lumtur që me këtë veprim pozitiv, UEFA ka pranuar faktin se inflacioni i vazhdueshëm në çmimin e biletave është duke përjashtuar secilën herë e më shumë njerëz nga shikimi i ndeshjeve”./REL/

Lajmet UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!