ZRRE reagon pas aksionit të PSD-së në zyrat e tyre: Metodat janë të dhunshme

Ky institucion thotë se të gjitha vendimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së.

“Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave. Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar”, thuhet në reagimin e ZRRE-së.

ZRRE fton të gjitha partitë politike të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!