4-vjeçarja e humbur prej 2019 gjendet e gjallë në një dhomë të fshehtë

Një vajzë e vogël 4-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në 2019 pasi kishin humbur kujdestarinë, u gjet gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.

Paislee Shultis u rrëmbye në vitin 2019 kur ishte 4 vjeç nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York.

Më herët gjatë këtij viti, ajo ishte hequr nga kujdestaria e prindërve të saj biologjikë, Kim Cooper dhe Kirk Cultis. Ende është e paqartë se përse prindërit humbën kujdestarinë, por ata e mbajtën atë për 3 vite të fshehur nga forcat e ligjit.

Por gjithçka përfundoi këtu, pasi të hënë, policia e Saugerties mori disa të dhëna të besueshme se vajza e vogël ndodhej me prindërit e saj. Ata shkuan për verifikim edhe pas kontrolleve gjetën vajzën të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis dhe babain e këtij të fundit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!