Biden dhe Johnson: Ka ende mundësi për zgjidhjen e krizës me diplomaci

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se “mbetet një mundësi” për të zgjidhur krizën në Ukrainë “me diplomaci”.

Kjo u bë e ditur nga Downing Street, pas telefonatës mes dy liderëve.

Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Pentagoni, i cili ka bërë të ditur se nuk beson “që Vladimir Putin ka marrë tashmë një vendim përfundimtar” për një sulm të mundshëm kundër Ukrainës.

Lajmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke mbyllur ambasadën e tyre në Kiev dhe dislokuar përkohësisht diplomatët e mbetur në Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se kjo lëvizje vjen për shkak të shtimit dramatik të forcave ruse në kufi me Ukrainën.

“Urdhërova marrjen e këtyre masave vetëm për një arsye të vetme e cila ka të bëjë me sigurinë e stafit tonë. Gjithashtu, përsërita thirrjen drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina menjëherë”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Blinken.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!