Jonida Maliqi i rikthehet ‘dashurisë së parë’

 

Këngëtarja Jonida Maliqi iu rikthye dashurisë së parë (muzikës),  duke publikuar kështu një projekt të ri muzikor.

Në Ditën të Dashuruarve apo siç njihet nga të gjithë, Shën Valentini, këngëtarja publikoi këngën “Need You” në bashkëpunim me Obie Kellz.

Jonida ka thënë se pas këngës “Need You”, do vijnë shumë projekte të tjera.

“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe te kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, ka shkruar Jonida në Instagram./21Media

Lajmet Jonida Maliqi i rikthehet ‘dashurisë së parë’ >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!