Kartelet kanibale meksikane, anëtarët e rinj urdhërohen të hanë zemrat e kundërshtarëve

Një kartel droge në Meksikë është duke shtyrë anëtarët e saj drejt kanibalizmit dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa video ku shfaqen “ushtarët” e rinj ndërsa hanë zemrat e kundërshtarëve të tyre.

Videoja e tmerrshme është postuar nga karteli i “New Generation” në Jalisco dhe është regjistruar në shtetin e Zacatecas muajin e kaluar.

“Neë Generation” është kthyer në një nga kartelet më dominuese në vend dhe ai operon aktivitetin e tij kriminal në 35 shtete nga Meksika në Porto Riko.

Ai drejtohet nga Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes dhe ka filluar të përfshijë kanibalizmin si pjesë të metodave të frikësimit.

Shfaqjet tronditëse publike të agresionit përdoren për të kërcënuar grupet rivale dhe për të treguar dominimin, si pjesë e një arsenali teknikash që përfshijnë demonstrimin e armëve të reja dhe teknologjive ushtarake në pronësi të grupit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!