Leonora Jakupi: Edhe një ‘bombë’ për inati të shkjeve

 

Këngëtarja Leonora Jakupi ditë më parë pubikoi këngën e re të titulluar “Komandant”. Kjo këngë ka bërë bujë edhe në mediat serbe.

Kjo këngë i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. “Ata që bënë shumë për ne…. ata që rrezikuan gjithçka për ne… Ata që janë më meritorë për lirinë që po e gëzojmë sot….”, ka shkruar Leonora për këngën “Komandant”.

Mediat serbe e quajtën “skandaloze” dhe ushtarët e UÇK-së “terroristë”.

Këngëtarja ka paralajmëruar se nesër në ora 17:00 do të publikohet projekti i radhës.

“Nesër edhe një bombë për inati të shkjeve 17:00”, ka shkruar Leonora në Instagram për këngën e re e cila titullohet “Liria ka emër”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi)

Avni Qahili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës “Komandant”. Ebrar Mazhar e ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin. Për videoklipin është kujdesur “MaxProduction”./21Media

Lajmet Leonora Jakupi: Edhe një ‘bombë’ për inati të shkjeve >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!