Oleg Tsaryov parashihet të jetë i përzgjedhuri i Moskës për të udhëhequr Ukrainën

Oleg Tsaryov është zgjedhja e mundshme e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të udhëhequr ndryshimin e regjimit në Ukrainë.
Emri i Tsaryov si zgjedhja e mundshme e Putin-it për të udhëhequr ndryshimin e regjimit në Ukrainë erdhi nga inteligjenca amerikane.
Kështu është shprehur një zyrtar perëndimor i inteligjencës për të përditshmen me seli në Londër, raporton Financial Times.
“Moska mund të pozicionojë Tsaryov dhe të tjerët në role udhëheqëse si pjesë e kësaj përpjekjeje”, është shprehur ai.
“Ndërsa Oleg Tsaryov tha se ai kaloi fundjavën e kaluar në rajonin e Krimesë duke kërkuar për qenin e tij të humbur, inteligjenca perëndimore vlerësoi se ish-ligjvënësi ukrainas është rreshtuar për drejtimin e një komploti të Kremlin-it”, citon “FT”.
Sipas kësaj gazete, pikësynimi është udhëheqja e një qeverie “mupetë”, në Kiev në rast të një pushtimi rus.
Sipas një vendasi nga Dnipro në Ukrainën Lindore, thuhet se Tsaryov ka shërbyer në Partinë e Rajoneve pro-Moskës, të udhëhequr nga Viktor Yanukovych.
Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Tsaryov kandidoi për president me një fushatë pro-ruse.
Oferta e tij politike ishte aq e papëlqyeshme sa u përzu nga një studio televizive në Kiev dhe u rrah nga një turmë e zemëruar.
Tsaryov u transferua në Krime pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetjen e separatistëve në vitin 2015.