Vala Omicron në Europën Lindore, OBSH: Shtoni vaksinimet, nuk është momenti të hiqni masat

Vala Omicron po lëviz drejt Europës Lindore, ku duhet të intensifikohen përpjekjet për vaksinimin e popullsisë. Kështu tha shefi për Europën në OBSH, Hans Kluge, sipas të cilit gjatë dy javëve të fundit janë dyfishuar rastet me koronavirus në shtete si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Rusia dhe Ukraina.

Kluge shprehu shqetësim për nivelin e ulët të vaksinimit në disa vende të rajonit përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Më pak se 40 për qind e personave mbi 60 vjeç, janë vaksinuar plotësisht në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Në Bullgari, Gjeorgji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19. “Duke konsideruar shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat për frenimin e pandemisë të tilla si mbajtja e maskës dhe testet e shpejta për të identifikuar sa më herët rastet”, tha Kluge.

Eksperti i OBSH-së, ripërsëriti gjithashtu mesazhin e tij të shpresës, duke theksuar se niveli i lartë i imunitetit i siguruar përmes vaksinimit apo infektimit me virusin, e gjithashtu fundi i stinës së dimrit, po çojnë drejt zbutjes së pandemisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!