Vedat Gashi kandidon për vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve, njofton Illyria.

Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington, Engel luajti veçanërisht një rol të madh në lobimin për Kosovën.

Ai humbi në 2020 garën brenda partisë përballë një “të panjohuri” duke lënë Kongresin pas më shumë se 30 viteve punë.

Tani është Bowman që do t’i duhet të ruajë postin e tij në Kongres dhe sfiduesi i parë do të jetë një shqiptaro-amerikan.

Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç në 1982.

Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktown ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!