Albin Tahiri zë pozitën e 37-të në sllallom, bashkë me Kianën përfundojnë garat në “Pekin 2022”

Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Skitari ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve. Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 sosh.
Koha e tij pas dy lëshimeve, ishte dy minuta e 02.94 sekonda, njofton KOK.
Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët kosovarë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta. /Rahoveci info/
Lajmet Albin Tahiri zë pozitën e 37-të në sllallom, bashkë me Kianën përfundojnë garat në “Pekin 2022” >> Rahoveci info.