Berisha për deklaratat e Gërvallës: Po dëshmohet që në vend të kryediplomates Kosova ka kryeanarkiste

Gërvalla dje me një debat tha se Sadriu nuk i ka dhënë këto komente si diplomat, por si bashkëshort, shkruan Rahoveci INFO.

Berisha thotë se këto komente të Gërvallës tregojnë se në vend të kryediplomates, në krye të diplomacisë Kosova ka një anarkiste.

“Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me spjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.

Ministrja e Puneve te Jashtme , zonja. Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnje kufizim ne fjalorin qe perdorin.

Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!