Gërvalla për mosftesën nga Shtëpia e Bardhë: U vështirësua komunikimi shkaku i pandemisë

“Marrëdhëniet tona me SHBA, asnjëherë nuk kanë qenë më të ngushta se që janë sot, është e vërtetë që takimet e atij niveli nuk kanë ndodhur sepse vërtetë është vështirësuar pak komunikimi dhe takimet në këtë fazë të pandemisë, por edhe ato do të vijnë sepse nuk ka asnjë arsye përmbajtjesore pse ato takime nuk janë zhvilluar deri tani, arsyet janë më shumë të natyrës teknike sesa që është ndonjë dilemë”, tha Gërvalla në emisionin “Context” në ATV.

Ajo shtoi se nëse do të kishte ndonjë shqetësim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA do të ishte para që të ngrinte alarmin.

“Në Estoni takova një nënsekretare të DASH e cila për nga niveli horizontal ka të njëjtën hierarki si Gabriel Escobar dhe ajo ishte plot fjalë mirënjohjeje, plot fjalë mbështetjeje për Kosovën, e kam natyrën e tillë që po ta shihja që raportet janë problematike me SHBA nuk do të hezitoja që ta thosha në publik dhe t’i bëja thirrje të gjithëve që këto marrëdhënie duhet të jenë më të mira por nuk e kemi këtë problem”, tha Gërvalla.

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!