India ndalon 54 aplikacione kineze, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë

India ka ndaluar 54 aplikacione kineze me një urdhër të ri duke përmendur shqetësimet e sigurisë, sipas një raporti të një gazete lokale.

Ky hap, vlerësohet se shënon shembullin e fundit të tensioneve midis dy fqinjëve, të bllokuar në një mosmarrëveshje të zgjatur kufitare, që ka ndikuar në marrëdhëniet e biznesit.

Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit të vendit të Azisë Jugore ka ndaluar aplikacionet – duke përfshirë ato që u përkasin kompanive të mëdha të teknologjisë kineze si Tencent Holdings, Alibaba Group Holding dhe NetEase – që janë versione të riemërtuara të aplikacioneve që qeveria indiane i ka ndaluar tashmë në vitin 2020, sipas një raporti nga gazeta e përditshme The Economic Times të hënën.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Indisë nuk e komentoi menjëherë këtë çështje.

Ndryshe, India dhe Kina ndajnë një kufi të pashënuar prej 3,488 kilometrash (2,170 milje) përgjatë Himalajeve, ku mijëra trupa, tanke dhe armë artilerie nga të dy vendet janë grumbulluar që atëherë.

Tensionet midis dy vendeve mbeten, madje me shefin e ushtrisë së Indisë duke përmendur rrezikun e agresionit kinez deri në muajin e kaluar. /Rahoveci.INFO/

Lajmet India ndalon 54 aplikacione kineze, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!