“Ironia” e Rusisë që mban në ankth ukrainasit: Vendosni orën në zile

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka lëshuar një deklaratë mbrëmjen e së martës, e cila është komentuar si ironi nga mediat në Rusi.

Sipas mediave ruse, ai ka reaguar me ironi ndaj raportimeve të mediave perëndimore, se Rusia do të sulmojë Ukrainën mëngjesin e datës 16 shkurt. Peskov i sugjeron ukrainasve që të vendosin alarmin e të ngrohen të shohin se çfarë do të ndodhë.

Mëngjesin e së martës, Rusia nisi tërheqjen e një pjesë të trupave ushtarake pranë kufirit me Rusinë, pasi kishin deklaruar se mbyllën një stërvitje ushtarake.

Por pavarësisht këtij veprimi, presidenti Amerikan, Jo Biden, në një deklaratë të fundit, u shpreh se sulmi ndaj Ukrainës nga ana e Rusisë është ende një mundësi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se humbjet njerëzore do të ishin shumë të mëdha në rast se Rusia do të ndërmerrte këtë akt agresioni.

Megjithatë, Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo opsion të mundshëm. “Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura, pavarësisht se çfarë ndodh. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në diplomaci me Rusinë dhe aleatët dhe partnerët tanë për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në Evropë. Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me vendosmëri sulmit rus. për Ukrainën, e cila është ende shumë e mundshme”, tha Presidenti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!