Kancelari gjerman përplaset me Putinin për Kosovën – dalin detaje nga biseda e tyre

E tëra ka filluar kur kancelari gjerman duke folur për Ukrainën ka thënë se “lufta në Europë është bërë e pamundur për gjeneratën time, dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mbetet kështu”

“ Është detyrë e jona si krerë shtetesh dhe të qeverive të parandalojmë një eskalim ushtarak në Europë” ka shtuar Scholz.

Ndaj kësaj ka reaguar menjëherë Putin.

“Sa i përket luftës në Europë, Kancelari federal sapo tha që njerëzit e gjeneratës së tij – dhe unë i përkas kësaj gjenerate – vështirë se mund ta imagjinojnë luftën. Natyrisht ai iu referua situatës rreth Ukrainës. Por, ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një lufte në Europë që e bëri NATO kundër Jugosllavisë. Një operacion i madh ushtarak i sulmit me raketa dhe bomba në një kryeqytet europian, Beograd. Kjo u bë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ky është një shembull fatkeq, por ai ka ndodhur” ka thënë Putin.

Por, kjo ka nxitur reagimin e Kancelarit gjerman.

“Dua të theksoj se situata në Jugosllavi ka qenë diçka më ndryshe. Kishte rrezik dhe kërcënim për gjenocid dhe kjo është dashur të parandalohej. Jam shumë i lumtur që atje tash gjithcka po zhvillohet në mënyrë paqësorë dhe se vendet e Ballkanit kanë gjetur të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian. Kjo është një shenjë pozitive”.

Putin ka zgjedhur t’i përgjigjet edhe kësaj ndërhyrjeje.

“ Do t’ia lejojë vetës, megjithatë, të them se ajo që po ndidhë tani në Donbass sot, është në fakt gjenocid”

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!