“Ledri Vula si djalë i mirë më tha se ka qenë refugjat në Tetovë e nuk mori para për koncertin”

Përveç se janë paguar, shumë artistë që kanë qenë të angazhuar për aktivitete të ndryshme të komunës së Tetovës, nuk kanë pranuar të paguhen, kështu u shpreh sonte mes tjerash ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në ClickPlus në TV21, teksa foli për listën e kontratave të publikuara nga kryetari aktual, Bilall Kasami.

Ajo tha se mes artistëve që nuk kanë pranuar të paguhen, është edhe Ledri Vula.

Të njëjtin e cilësoi “si djalë të mirë”.

“Në Komunën e Tetovës, brenda verës Kulturore koncert ka mbajtur edhe Ledri Vula. Ka ardhur në Tetovë dhe ka mbajtur koncert”.

Gazetari: Është paguar me kesh apo si?

“Ja do t’ju tregoj si është paguar. Erdhi si djalë i mirë, e mbajti koncertin dhe tha: Unë kur kam qenë fëmijë, kam qenë refugjatë dhe ndjej se këtë gjë dëshiroj ta bëj nga vetja dhe nga shpirti im pikërisht këtë paraqitje. Kjo ka qenë mënyra e shumë personave që po ashtu kanë marrë pjesë”.

Gazetari: E zotëri Kolonja?

“Unë po ju tregoj se kështu ka qenë një tërësi e pjesëmarrësve.

Gazetari: Por zotëri Vula nuk ka qenë në listë”, shkruan TV21./21Media

Lajmet “Ledri Vula si djalë i mirë më tha se ka qenë refugjat në Tetovë e nuk mori para për koncertin” >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!