Presidenti gjerman uron Kosovën për 14 vjetor të Pavarësisë: Dialogu mbetet sfida më e madhe

Në letrën e tij, të cilën e ka publikuar presidentja Osmani, Steinmeier ka thënë se Gjermania mbështet fuqishëm përspektivën e Kosovës në BE, shkruan Rahoveci INFO.

Steinmeier gjithashtu thekson se  sfida kryesore e Kosovës është dialogu me Serbinë, për çka ai thotë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Postimi i plotë i Osmanit bashkë me letrën uruese të Steinmeier:

E falënderoj Presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Ëalter Steinmeier, për urimin e përzemërt për shtetin tonë, në prag të festës së pavarësisë. Ai thekson se e mban mend mirë 17 shkurtin 2008, meqë atëherë ishte ministër i punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe menjëherë ishte deklaruar pro njohjes së Kosovës. Për më tepër, ai i jep mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në agjendën e reformave dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja.

Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare.

Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!