Presidenti i Italisë uron Kosovën, premton mbështetje në konsolidimin e institucioneve

Në letrën e Mattarella-s përveç urimit thuhet se, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane.

“Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes, Mattarella, ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan.

“Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur angazhimeve tona”, thuhet në telegramin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!