Princi Andrew mbyll skandalin me një shifër marramendëse

Princi Andrew ka arritur një marrëveshje në padinë civile mbi akuzat për abuzim seksual nga Virginia Giuffre dhe është zotuar të paguajë deri në 12 milionë paund, për të shmangur gjyqin e turpshëm, ku ai akuzohet për abuzim me vajzat e mitura.

Familja mbretërore synon gjithashtu të bëjë një dhurim të konsiderueshëm për një organizatë bamirëse në mbështetje të të drejtave të viktimave të abuzimit.

Lajmi është raportuar nga New York Times, e cila citon avokatët e Princit Andrew se “marrëveshja është në parim dhe brenda një muaji gjykata do të njoftohet për kërkesën për mbylljen e procesit ndaj tij”.

Skandali seksual i lidhur me Jeffery Epstein i kushtoi shtrenjtë Princit Andrew. Ai duhej të hiqte dorë nga gradat dhe nderet ushtarake, humbi të gjitha pozicionet përfaqësuese në emër të Familjes Mbretërore dhe e drejta e tij për t’u quajtur “Madhëri” iu hoq.

Gjykata britanike e ndaloi atë. Princi Andrew, djali i tretë i Mbretëreshës, në të kaluarën konsiderohej djali i preferuar i Elizabeth II, por ishte tronditur nga përfshirja në skandalin seksual.

Virginia Giuffre ngriti padi ndaj Princit Andrew me pretendimin se është trafikuar për qëllime seksuale nga ish-financieri i vetëvrarë Jeffrey Epstein.

Në padinë e dorëzuar në një gjykatë të Manhatanit, Virginia Giuffre akuzoi princin britanik se ka abuzuar me të rreth dy dekada më parë, kur ajo ishte nën 18 vjeç.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!